Ministrja e Shëndetësisë dhe mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastriliu, i ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, në mënyrë që të mbrohen nga COVID-19.

Nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, Manastirliu shkruan, se sa më shumë qytetarë të mbrojtur gjatë muajve të verës, aq më shumë rritet mundësia që t’i bëjmë ballë varianteve të reja të mundshme të virusit dhe vjeshtës së ardhshme

Postimi i Ogerta Manastirliut:Vaksinim • Vaksinim • Vaksinim
Sa më shumë qytetarë të mbrojtur gjatë muajve të verës, aq më mirë do t’i bëjmë ballë varianteve të reja të mundshme të #Covid19 dhe vjeshtës së ardhshme.
***Vaksinimi i qytetarëve në Lushnje.
#ShqipëriaBuzëqesh.