Ministria e Shëndetësisë, ka publikuar të dhënat e fundit të COVID-19 në vend.

Në njoftimin zyrtar thuhet, se gjatë 24 orëve të fundit për fat të mirë, nuk është regjistruar asnjë viktimë nga virusi. Nga krahu tjetër, janë shënuar 7 persona të infektuar.

Më konkretisht: 4 raste në Tiranë, 1 rast në Durrës, Vlorë, Devoll. Rastet aktive në të gjithë vendin janë 84, ndërsa në njësinë e kujdesit intensiv ndodhen 7 qytetarë. Gjithashtu, në 24 orët e fundit, janë shpallur të shëruar nga virusi 4 qytetarë.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3070 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 7 qytetarë, në këto bashki: 4 raste në Tiranë, 1 rast në Durrës, Vlorë, Devoll.

Aktualisht janë 84 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 4 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,047 që nga fillimi i epidemisë.