Nga bisedat telefonike të zbardhura nga ABC në dosjen hetimore për tenderin abuziv për kanalin vaditës në Bashkinë Lushnje rezulton se Arben Avdyli, biznesmeni i përjashtuar pas manipulimit të garës paralajmëron drejtorin e Ndërmarrjes Publike Flamur Peqini. Ai thotë se Ibrahim Lami është kualifikuar pa të drejtë për këtë tender pasi nuk i ka pajisjet e duhura.
Avdyli: Drejtor si je? Peqni: Mirë Beni si je ti Avdyli: Unë të mora sepse të kam mik dhe nuk dua që ….të jem kështu ndaj teje dhe ndaj atij të madhit, unë kam arritur sot që po flas me ty…dhe i kam të gjitha në dispozicion. I kam marrë përmes firmës tjetër dhe i kam marrë letrat që të ka çuar firma dhe i kam të gjitha në zyrë.
Dhe i di të gjitha gjërat se çfarë janë bërë, normalisht skualifikimi im është zero se ata kamjoncinat i ka kështu….punëtorët si ka, kontejnerët si ka…të gjitha gjërat si ka dhe e ke kalifikua…përgjegjësia ime është te ty dhe ata që kanë firmosur dhe nuk janë tek ata që urdhërojnë, un ta them si mik Ndërkohë nga bisedat zbulohet se biznesmenët e vënë në pranga Bujar Murati dhe Ibrahim Lami janë kushërinj me njëri tjetrin si dhe janë miq me kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe dhe drejtorin e Ndërmarrjes Publike Flamur Peqini. Dhe kështu pavarësisht se fituesi i tenderit ka rezultuar Bujar Murati, punimet janë kryer nga firma e Ibrahim Lamit.
Ibrahim Lami: Urdhëro se mos je i zonë Bujar Murati: Kushe ça bone Ibrahim Lami: U ktheve nga Berati apo jo Bujar Murati: Po u ktheva se çu qunin në futboll Ibrahim Lami: Tashi dy pyetje të vogla kam, a të marr në uatsap apo këtu se nuk naj gja Bujar Murati: Jo ore po fol se për punën flasim ne ça të duam Ibrahim Lami: Tani kontratën mes meje e teje si do e bëjmë Bujar Murati: Do e bëjmë me nënkonratim siç kemi rënë dakord, ti m’i pret mua, unë ia pres shtetit
Ibrahim Lami: Në rregull…tashi ata m’i presin mua fatura Bujar Murati: Ata të inerteve. Po ty do të t’i presin…jo se dhe me m’i pre mua nuk ka noj të keqe ma mirë se na ndihmo noj çok…por ti merri sikur je t’u punu vetë or shok…a e kupton. Se ti i merr dhe i justifikon TVSH tarte dhe m’i kalo mua Ibrahim Lami: Pytja tjetër Bujar Murati: Më duhet një firmë se do firmos dhe vulos (Kontratën do e bëjmë siç kemi ra dakord dhe jepi zjarr kusho.