Delegacioni i Bashkimit Evropian këtë të martë ka bërë me dije se në vendin ton ënë kuadër të procesit të vaksinimit kanë mbërritur në Tiranë një ngarkesë prej 8000 vaksina Pfizer.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, delegacioni i BE bën me dije se vaksinat janë financim i BE-së dhe mundësuar nga Austria.
“Një dërgesë tjetër me më shumë se 8000 vaksina anti-Covid19 BioNTech/Pfizer të financuara nga BE ?? dhe mundësuar nga Austria ?? mbërriti mbrëmë në Tiranë ??. Rreth 150,000 vaksina të financuara nga BE do të dorëzohen në Shqipëri deri në fund të gushtit për të rritur përpjekjet e imunizimit të vendit”, thuhet në postimin e delegacionit të BE-së.