Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj bën të ditur se, 8 916 biznese janë fiskalizuara për periudhën 19-25 korrik.Denaj solli shembullin e kompanisë Ria, një subjekt që tregton pjesë këmbimi, për automjetet, në Tiranë që ka pak kohë që ka nisur të zbatojë procesin e fiskalizimit.
“Ky subjekt përdor zgjidhje softuerike, kryesisht për faturimet Biznes me Biznes, por edhe me konsumatorë”- shprehet Denaj. Më 1 korrik 2021 do të nisë Fiskalizimi për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve, ndryshe B2B, ndërsa më datë 1 shtator 2021 do të nisë për transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit, ose siç njihet ndryshe B2C.https:
Referuar të dhënave të administratës tatimore, numri i tatimpaguesve të cilët pritet të hyjnë në procesin e Fiskalizimit më 1 korrik është rreth 34 mijë