Ambasada amerikane në Shqipëri, me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, ka ftuar të gjithë studentët shqiptarë që duan të studiojnë në SHBA të informohen në faqen “EducationUSA Albania”.
Si shembull, ambasada ka treguar rrugëtimin e Arlindit, studentit shqiptar që e nisi rrugëtimin e tij akademik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa këtë vit do të fillojë studimet për doktoraturë në Universitetin Yale.