Disa shkencëtarë nga Universiteti Hebraik i Jeruzalemit kanë zbuluar disa ilaçe që mund të ndihmojnë në trajtimin ose dhe shërimin e personave të infektuar me COVID-19.
Shy Arkin, një biokimist në Institutin e Shkencës Alexander Silberman, tha për The Jerusalem Post që sipas testeve laboratorike ilaçet rezultuan 100% efektive. Shkencëtarët përdorën 18 ilaçe që mund të ishin efektive.
Studiuesit thanë se disa prej këtyre ilaçeve”kishin një potencial të jashtëzakonshëm kundër virusit në eksperimentet in-vitro”. Dy prej tyre janë Darapladib, të përdorura për trajtimin e aterosklerozës dhe Flumatinib, të përdorura për trajtimin e kancerit të gjakut. Arkin tha se ai hezitonte të tregonte emrat e ndonjë prej ilaçeve, duke shtuar se ai nuk mund t’i rekomandonte derisa t’i nënshtroheshin provave të duhura klinike.