Një lajm të mirë e konsideron Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, mbërritjen e 340 mijë dozave të vaksinës Coronavac kundër koronavirusit.

Me një postim në Facebook, Manastirliu bën me dije se do të vijojnë ditë e hapura të vaksinimit, ndërsa shton po ashtu se do të ulet edhe fasha e vaksinimit, për t’i dhënë mundësi më shumë qytetarëve të vaksinohen.

“Lajm i mirë! 340,000 doza të vaksinës Coronavac sapo kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, sasia më e madhe e mbërritur njëherësh në Shqipëri, që e çon në 1,578,790 numrin e vaksinave të mbërritura deri tani

Do të intensifikojmë vaksinimin anticovid, me ditët e hapura të vaksinimit masiv, vaksinimin derë më derë dhe uljen e fashës së vaksinimit, duke u dhënë mundësi sa më shumë qytetarëve të vaksinohen dhe të mbrohen nga Covid19”, shkruan Manastirliu.