Dashi-Yjet janë pozicionuar në anën tuaj dhe kjo do të thotë se nuk do t’ju mungojë mbështetja e zodiakut gjatë ditës së mërkurë.

Demi-Me Mërkurin dhe Afërditën në sintoni të plotë do të keni një mundësi më shumë që në raportet ndërpersonale të riktheni harmoninë.

Binjakët-Pozicioni i favorshëm i yjeve për ju do të plotësohet me hyrjen e Afërditës në shenjë, e cila do të ndikojë shumë pozitivisht në sektorin më delikat, atë të dashurisë.

Gaforrja-Në përgjithësi ndjeheni disi të demotivuar, ndoshta pas një dite jo edhe aq të mirë të së martës por mos u ligështoni.

Luani-Dita e mërkurë pritet të jetë përgjithësisht e mirë, ndonëse Marsi mund t’jua errësojë disi prishmëritë.

Virgjëresha-Përgatituni për një ditë shumë intensive, pasi Mërkuri në shenjë stimulon pikërisht aspektin e punës, ndërkohë që humori juaj do të jetë alternativ.

Peshorja-Edhe pse mund t’ju duket se nuk do të arrini atë që mendoni, mos u tërhiqni, sepse pikërisht në finish nuk do t’ju mungojë mbështetja e yjeve.

Akrepi-Jeni dhe do të vazhdoni të jeni shumë të nxituar edhe këtë periudhë, për arsye se keni Marsin marramendës mbi kokë.

Shigjetari-Në pritje të hyrjes së Mërkurit në shenjë, më mirë të prisni dhe të reflektoni, sesa të merrni vendime për të cilat shumë shpejt mund të pendoheni.

Bricjapi-Kuadri yjor është i favorshëm, sidomos në pjesën e dytë të ditës së mërkurë 28, por duhet të tregoheni më aktivë në mënyrë që të arrini maksimumin.

Ujori-Një përshpejtim i menjëhershëm i ritmeve tuaja mund t’ju zërë disi në kundërkohë, por do të jetë shumë i dobishëm sepse do të konkludoni një punë.

Peshqit-Edhe pse do të jeni shumë të impenjuar dhe ndoshta më shumë se në një drejtim, fusha më interesante për ju e mërkura mbetet dita e dashurisë.