Jasmin Kadriu ishte një ndër konkurrentet që bëri më shumë zhurmë në edicionin e dytë të “Për’puthen”, sidomos për shkak të romancës së saj me Andin. E gjithë Shqipëria i ktheu sytë nga çifti kur Jasmina mori guximin ta puthë për herë të parë Andin në transmetim live, ndërsa zënkat e pajtimet e tyre të shpeshta i mbajtën të gjithë të lidhur pas ekranit.
Si personazhe publikë, lajme të shumta qarkulluan për personazhet e “Për’puthen”, ndërsa për Jasminën u fol lart e poshtë se para emisionit kishte qenë e fejuar. Këtyre aludimeve, ish-konkurrentja i është përgjigjur për herë të parë në InstaStory, teksa bashkëbisedonte me ndjekësit e saj.
“A është e vërtetë që ke qenë njëherë e fejuar? Në Dibër flasin shumë për ty”- e pyeti dikush. “Unë në Dibër nuk kam qenë që tre vjeç, kur u fejova? Mbasi hyra në ‘Për’puthen’, se para kësaj as nuk më njihnin. Ahh, njerëzit e shkretë, i zgjidhën gjithë hallet e tyre, kaluan tek të miat,”- u përgjigj ajo.
Gjatë bisedës u hap sërish tema e Andit, ndërsa Jasmina bëri disa deklarata të papritura. “Pse e le të ikte një person që e doje shumë?”, e ka pyetur dikush dhe të gjithë e kuptuan se bëhej fjalë për Andin. “Kush dëshiron të largohet, nuk ka qenë kurrë i imi!”, u përgjigj Jasmina, duke nënkuptuar se ka qenë Andi ai që i ka dhënë fund marrëdhënies mes tyre. Po ashtu kur është pyetur nëse është në një lidhje, ajo nuk ka dhënë një përgjigje shumë të qartë. “Thjesht nuk jam më e disponueshme”, është përgjigjur ish-konkurrentja e “Për’puthen”.