Shefi ekzekutiv i Sassuolos, Giovanni Carnevali, ka konfirmuar dëshirën e lojtarit dhe bisedimet me Juventusin për Manuel Locatellin. Juve dhe lojtari duan të bashkohen, por Carnevali ka deklaruar se do të pranohet oferta më e mirë, pasi atë e duan edhe në Angli. Ai ka konfirmuar se për sot është lënë një takim me drejtuesit e Juventusit.

“Nesër (sot) do të kemi kontakte direkte me Juventusin për Locatellin”, tha Carnevali të enjten për Sky Sport. “Ai dëshiron t’i bashkohet Juventusit. Do të ishim të lumtur ta shesim atë në Juve… por ata duhet të paguajnë çmimin e duhur”. Ai gjithashtu ka konfirmuar se Arsenali tashmë ka bërë ofertë për mesfushorin që shkëlqeu me Italinë në “Euro 2020”. “Arsenali ka bërë ofertë për ta transferuar atë gjithashtu dhe një tjetër klub i ri anglez ka hyrë në garë”.