Vin Veli i ndau përfundimisht rrugët me Bora Zemanin rreth 4 vite më parë. Ata të dy janë edhe prindër të një djali, Arborit, i cili nuk ka qenë as 2 vjeç kur dyshja u ndanë nga njëri-tjetri. Bora dhe Vin Veli kanë treguar se nuk i është dashur t’ja shpjegojnë divorcin, sepse ai nuk kuptonte asokohe dhe për më tepër ka pasur gjithmonë dashurinë si të mamit edhe të babit. Si dy personazhe publikë, Bora dhe Vin Veli janë përmendur shpesh në publik për marrëdhënien e tyre të vjetër, ndërsa së fundmi vëmendjen e ka rikthyer ish-konkurrentja e “PërPuthen”, Antonela Berisha.
Gjatë emisionit “Top Arena”, Antonela iu drejtua Vin Velit si “ish-burri i Bora Zemanit”. “Meqë kemi edhe ish-burrin e Bora Zemanit këtu në studio, i bën gjithmonë, pasi dihet edhe botërisht se ti je i fíksuar pas saj, por si ka mundësi që erdhe herën e parë dhe nuk më bëre kompliment, por as tani…”- iu drejtua ajo Spartak Ngjelës, ndërsa fjalën e kërkoi Vin Veli.
“Është një replikë për Antonelën. Unë dhe avokati kemi një të përbashkët, se s’kemi qenë kurrë të martuar!”- u shpreh Vin Veli për të sqaruar deklaratën, ndërsa ky moment po bën xhiron e rrjetit.