Një ngjarje e trishtë është regjistruar në Sarandë pasditen e sotme, ku një mjek ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak.
Bëhet me dije se mjeku Ilir Gazeli, 66-vjeç, pësoi infarkt teksa ishte në krye të detyrës, ndërsa po i shërbente qytetarëve në zonën e Dhivrit.
Edhe pse kishte mbushur 66 vjeç, pra kishte arritur moshën për të dalë në pension, Gazeli vijonte punën në shërbim të qytetarëve, për shkak të mungesës së mjekëve specialistë.