Artistja e njohur italiane, Raffaella Carra ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare. Lajmi është dhënë nga ANSA e cila citon Sergio Iapino, në nga personat më të afërt me të.

Raffaella Carrà – emri i vërtetë i së cilës është Raffaella Maria Roberta Pelloni – lindi në Bolonja më 18 qershor 1943 ndërsa i mbylli sytë sot pas një sëmundjeje që e kishte prekur prej disa kohësh.

Carra njihet si këngëtare, aktore, kërcimtare, drejtuese spetaklesh e ka pasur një karrierë të gjatë në skenën e televizionin italian.