Vaksinimi i popullatës është objektiv për qeveritë si mënyra e vetme për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të pandemisë. Ndërkohë, ajo që vihet në diskutim është edhe vaksinimi i adoleshentëve.

Theoklis Zaoutis, profesor i Pediatrisë dhe Epidemiologjisë në Greqi e ka cilësuar si të përshtypje të gabuar atë që është thënë vazhdimisht se nuk ka rrezik të virusit tek fëmijët ose adoleshentët.

“Ekziston një përshtypje se tek fëmijët apo edhe adoleshentët nuk ka efekt të virusit. Kjo eshte e gabuar. As nuk i vaksinojmë të rinjtë për të mbrojtur të moshuarit. Ne vaksinojmë që të jemi në gjendje të mbrojmë secilin individ dhe të tërë,” ka thënë ai për mediat.

“Aktualisht ka 4 milion raste të fëmijëve në Shtetet e Bashkuara dhe 450 fëmijë kanë vdekur nga ndërlikimet e lidhura me COVID-19. Për të kuptuar se çfarë do të thotë kjo, ky numër është dyfishi i numrit të vdekjeve të fëmijëve në një periudhë të gripit sezonal shumë të rëndë.

Vaksinat për SARS-COV-2 janë treguar shumë efektive për të na mbrojtur nga COVID-19 dhe nuk duhet ta harrojmë,” shtoi ai më tej.