Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali uroi sot besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ministrja shprehet se “kjo Ditë na bashkon rreth cilësive më të larta njerëzore: sakrificës, durimit, urtësisë, butësisë, dhembshurisë, mëshirës.”

Mesazhi i plotë

Gëzuar të gjithëve Ditën e madhnueshme të Kurban Bajramit.

Gëzuar këtë Ditë që na afron dhe na bashkon rreth cilësive më të larta njerëzore: sakrificës, durimit, urtësisë, butësisë, dhembshurisë, mëshirës.

Gëzuar Ditën që na sjell në vëmendje faktin se sado të ndryshëm dukemi, para Zotit të gjithë njësoj jemi.

Gëzuar këtë Ditë të bukur që na jep rastin ta dëshmojmë çdo herë se besimet e ndryshme nuk na ndajnë, por na bashkojnë.

Edhe një herë: Gëzuar