Te shtunen e 3 korrikut, ne Trieste mbahet “MUSICALL”, koncerti qe mbledh mjuzikolet dhe kolonat zanore me te mira te te gjiths koherave, e ku ne skene do te ngjiten te famshmit Giò di Tonno, Vittorio Matteucci dhe Graziano Galatone. Por, se bashku me ta, ne skenen magjike do te ngjitet edhe nje shqiptare: ajo eshte Elhaida Dani, kengetarja qe po korr nje sukses te pazakonte ne Itali, nen interpretimin e jashtezakonshem te Esmeraldes ne mjuzikolin “Notre Dame De Paris“, e shkruar nga i madhi Riccardo Cocciante. Kengetarja shqiptare, pasi ka fituar ne dy vjet, me shume se 10 konkurse dhe festivale ne Shqiperi, Bullgari, Rumani, Maqedoni, dhe Mal te Zi, ne 2013 fitoi edicionin e pare te “The voice of Italy”. Kurse ne vitin 2015 perfaqesoi Shqiperine ne Eurovision, ku arriti ne finale.
Zeri i saj i fuqishem, e afte per nje shtrirje te pabesueshme dhe nje ngarkese te mrekullueshme emocionale, e shpie ne Paris ne 2016, per interpretimin e Esmeraldes ne versionin francez te Notre Dame De Paris. Me kete rol ajo do te perfaqesohej ne shume vende te botes, e ne 2019 u zgjodh edhe per te kenduar versionin italian.
Mbremja e 3 korrikut do te bashkoje 4 zera te mrekullueshem, te cilet do te shoqerohen nga 26 elemente te orkestres se madhe simfonike te Italise nen drejtimin e maestro Diego Basso.