2 ditë më parë, Almeda Abazi martoi motrën e saj, Ildën. Ajo dhe partneri i saj turk, Kenan Sipahi i thanë “Po” njëri-tjetrit në një ceremoni madhështore të mbajtur në Stamboll. Ishte vetë Almeda ajo e cila na tregoi detajet e kësaj ceremonie nëpërmjet disa videove të ndara në rrjete sociale ku qendra e vëmendjes ishte Ilda, e cila kishte zgjedhur një fustan të thjeshtë dhe shumë elegant për ditën e saj më të bukur. Në dasmë ishte i pranishëm edhe bashkëshorti i Almeda Abazit, Tolgahan Sayisman. Ky i fundit ka treguar se është mjaft i lidhur me gjithë familjarët e Almedës dhe këtë gjë na e vërtetoi dhe njëherë me veprimin e fundit për nënën e modeles.

Ai ka postuar në Instagram një foto me vjehrrën dhe ka shkruar disa fjalë të ëmbla për të. “Zemra ime, vjehrra ime”, ka shkruar Tolgahan në gjuhën shqipe në foton me vjehrrën e tij.

Me këtë veprim aktori fitoi edhe njëherë zemrat e gjithë shqiptarëve dhe sapo na solli në mendje shprehjen e famshme “ai është ëndrra e çdo vjehrre”. Po ashtu para pak muajsh, gjatë pushimeve dimërore, Tolgahan bëri xhiron e rrjetit me një foto me nënën dhe motrën e Almedës. Ai postoi një imazh përkrah tyre dhe shkroi: “Me vjehrrën dhe kunatën”, shoqëruar me disa zemra rozë.