Epidemiologu Ilir Alimehmeti shprehet i bindur se personat që e kanë kaluar COVID-19, janë më pak të rrezikuar për t’u infektuar nga varianti Delta.

I ftuar në emisionin ‘Ditë e re’, Alimehmeti tha se ky variant, i cili është përhapur në shumë vende të botës nuk lë pasoja mbrapa.

Gjithashtu, Alimehmeti u ka bërë thirrje të gjithë atyre personave të cilët nuk e kanë kaluar Covid-19, duhet të vaksinohen, në mënyrë që të jenë sa më të mbrojtur nga varianti që ka një transmetueshmëri 40% më të lartë se varianti britanik.

“Do zhduket shumë shpejt emërtimi Delta. Po ta shohim të gjithë variantet e Covid-19, kanë të njëjtat mutacione dhe diskutimi është kombinimi I tyre. Ky quhet fenomeni homoplazik, homoplazia janë mutacione konvergente. Ndryshe nga Sars, kjo ka vdekshmëri shumë të ulët, dhe kjo ka ardhur duke rënë me kalimin e kohës, por transmetueshmëria ka qenë shumë e lartë. Kur flasim për risk relativ ky risk ka filluar duke rënë. Kur flasim për risk absolute, sepse 2% 2000 personave i bie 20 njerëz, por 0,3% e 1 milionë vetëve i bie shumë më tepër. Prandaj duhet t’i marrim parasysh të dyja. Risku personal shihet te relativi.

Sipas një studimi variant Delta është 40% më i transmetueshëm, por nga krahu tjetër simptomat janë shumë më të lehta dhe deri diku ndryshe nga variantet e tjera. Varianti britanik ishte në qarkullim kur nuk ishte vaksina, ishte në qarkullim kur numri i personave që e kishte kaluar ishte më o vogël. Ka disa elemente që ne duhet t’i shohim më me kujdes. Varianti Delta nuk ka risk ekstra për personat që e kanë kaluar më parë. Pasojat nga varianti Delta janë shumë të rralla. Personat që nuk e kanë kaluar koronavirusin, duhet të vaksinohen. Mbrojtja nga një dozë vaksine nuk është se nuk ekziston, por është shumë e ulët, në krahasim me atë çka dëshirojmë, por mos të harrojmë që mbrojtja është më e madhe me dy doza. Pra rruga është vaksinimi.”, tha Alimehmeti.