Të ndërtojmë një qendër për të rinjtë me aftësi të kufizuara fizike dhe mendore. Kjo ishte ideja e një grupi prindërsh nga Middelfart, të cilët do të kenë Christian Eriksen në krah, duke i mbështetur financiarisht. Sipas raporteve nga Danimarkë, mesfushori i Interit bëri një donacion të madh për ndërtimin e qendrës për fëmijët në vështirësi.
Projekti, me titullin provizor “La bella vita”, është inicuar nga Pia Becker, i cili, duke folur për dhurimin e futbollistit, që pësoi arrest kardiak në fushën e lojës, kur po luhej Danimarkë-finlandë në “Euro 2020”, shtoi: “Kjo do të thotë shumë. Ai është një mik i njerëzve dhe nuk i harron miqtë e tij.
Unë jam absolutisht i sigurt se do të vijë ta shohë qendrën kur të mundet dhe të ketë kohë. Është një proces i ngadaltë, edhe ne jemi prekur nga koronavirusi, kështu që gjithçka është frenuar disi. Besoj se gjithçka mund të fillojë më 2022”.