Delta po kërcënon Europën. Në shumë shtete të mëdha numri i rasteve ditore ka pësuar një rritje të frikshme gjatë 24 orëve të fundit. Britania raportoi më shumë se 46 mijë raste të reja. Në Francë numri i rasteve u rrit në 18 mijë në krahasim me 7 mijë që numëroheshin një javë më parë.
Edhe Italia ka pësuar rritje të ndjeshme të rasteve, veçanërisht në Romë, ku shifrat janë 5-fishuar në javën e fundit. Mediat vendase i referohen një “shpërthimi” që erdhi pasi festimeve të furishme për triumfin e Italisë në kampionatin Europian të Futbollit.