Dashi-Këtë të mërkurë 7 korrik, një lajm i mirë ka për t’ju lumturuar dhe në të njëjtën kohë duhet të vendosni se çfarë të bëni. Jo gjithmonë keni mundësinë për raste të tilla. Janë hapur rrugë të reja dhe konsiderojeni këtë mundësi si mënyrën më të mirë për një të ardhme.

Demi-Një periudhë pozitive për ju dhe dita ju premton shumë momente emocionuese. Keni kohë që përpiqeni për këtë ditë. Shumë herë e merrni jetën me frikë dhe nuk bëni të ecni më tej, por ditë të tilla si kjo e sotmja ju inkurajojnë për më tej.

Binjakët-Jeni mjaft të përqendruar te biznesi/puna juaj dhe ai është problemi më kryesor për ju. Mendoni se si mund ta çoni përpara, megjithatë diçka do të lëvizë dhe pesha e përgjegjësisë do ju krijojë nervozizëm. Bëni kujdes me financat.

Gaforrja-Idetë tuaja do të vlerësohen shumë këtë të mërkurë. Nuk do e ndjeni, por megjithatë do ju vijnë shumë spontanisht dhe do shpreheni lirshëm në vendin dhe kohën e duhur. Mos lejoni të ndërhyjnë të afërmit tuaj pasi ata mund të komplikojnë situatën.

Luani-Keni qenë mjaft i qartë dhe i drejtpërdrejtë, dhe kjo ka bërë që kohët e fundit të merrni përfitimet e merituara. Në të kaluarën nuk keni pasur këtë sukses, por gjërat ndryshojnë dhe jeni zhvilluar më tej. Vlerësojini te vetja këto ndryshime.

Virgjëresha-Gjithmonë jeni treguar tepër të gatshëm për të ndihmuar të tjerët dhe neser duhet ta tregoni veten se ende mund ta bëni këtë gjë me një mik, i cili ka nevojë për ndihmën tuaj. Do të jetë ditë e lodhshme, por do merrni kënaqësinë e falënderimeve dhe mirënjohjes.

Peshorja-Nëse doni të tregoheni shumë besnikë në detyrën tuaj, duhet të eliminoni disa detaje të vogla që ju humbin kohën e çmuar. U kushtoni shumë rëndësi gjërave të cilat duken pa rëndësi dhe ju fusin në të thella. Mundohuni të mos u kushtoheni shumë.

Akrepi-Jeni treguar mjaft të rreptë me një person, dhe këtë e keni bërë me shumë keqardhje. Jeni detyruar ta bëni me vetëdije të plotë, por në fund të fundit ka për t’ju falënderuar, pasi nesër ka pasqyruar veten ashtu si ju keni dashur.

Shigjetari-Nëse doni që gjërat të shkojnë siç doni, duhet t’i lini të rrjedhin vetë. Nuk duhen imponuar apo t’i shtyni me zor. Ju mund t’i jepni një kuptim situatës vetëm duke investuar nga vetja më të mirën e mundshme.

Bricjapi-Jeni duke justifikuar veten për të shpëtuar nga angazhime të caktuara, por nesër duhet të përballeni vetë dhe t’i dilni zot. Duhet të jeni të durueshëm e jo të shpërtheni në momentin e parë. Merrni përgjegjësitë që ju takojnë.

Ujori-Nëse nesër do të mbani një fjalim, do t’ju duhet të tregoni kujdes me fjalët që do thoni e të përpiqeni të mos fyeni askënd me kuptime të dyfishta. Do të jeni të rrethuar nga njerëz të cilët nuk ju duan, kështu që bëni kujdes e tregoni maturi.

Peshqit-Keni rrezikuar shumë, dhe në disa pika ju ka dalë situata nga duart, por jeni në kohë për ta rregulluar. Kjo nuk do të thotë që nuk do keni sukses, përkundrazi, do ju ndërgjegjësojë dhe do të ecni akoma edhe më mirë përpara.