Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Fifi ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit në Instagram, ku ka treguar të pathëna nga jeta e saj.

Ndër të tjera, Fifi ka zbuluar se e ka nisur karrierën muzikore që në moshën 16-vjeçare, duke kënduar në kafet e vogla të Prishtinës. Ajo ka rrëfyer se asokohe është paguar 10 deri në 35 euro maksimumi për performancë.

“16 vjeçe dhe kam kënduar në kafet e vogla në Prishtinë. Herë me kitarë, herë me tastierë dhe më e bukura është që ka pas raste kam marrë 10 euro për performancën e më shumë 35 euro në atë kohë. Dhe ndjehesha njeriu më me fat në botë se po e fitoja me djersë”, ka shkruar Fifi.