Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Ana Kauri vazhdon të mbetet mjaft e komentuar në rrjet edhe pas daljes nga “Përputhen”. Ajo është shumë aktive në rrjete sociale, ku së fundmi ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një foto të publikuar.

Ana i ka bërë të gjithë të mendojnë se ka dalë nudo në plazh. Ajo ka ndarë në Instastory një foto të rrobabanjove të saj të zhveshura, të cilat i ka vendosur te disa shkëmbinj.

Ish-konkurrentja ndodhet prej ditësh me pushime. Kujtojmë se ajo ka nisur një lidhje dashurie pas daljes nga “Përputhen” dhe djali misterioz me siguri po e shoqëron.