Investimet franceze dominojnë kryesisht në tre sektorë prioritarë të ekonomisë së Shqipërisë.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për tremujorin e parë të këtij viti, Franca renditet investitori i dytë më i madh, pas Holandës, me 34 milionë euro, pothuajse katër herë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në Shqipëri veprojnë disa kompani të rëndësishme me kapital francez, si ALEAT, Selenice Bitumi, por edhe disa sipërmarrje të investimit në energjinë e rinovueshme.
Vitet e fundit investimet franceze kanë ardhur edhe nga disa kompani nënkontraktore të gazsjellësit TAP.