Gazetari dhe botuesi i gazetës TemA, Mero Baze ka ironizuar zëdhënësen e PD, Ina Zhupa pas gafës që kjo e fundit bëri duke përkujtuar 2 korrikun 1990 kur “rrëzohej” muri i Ambasadave, me një foto nga deklarata Kushtetuese e Kosovës më 2 korrik 1990. Përmes një statusi në facebook teksa evidenton gafën e zëdhënës së PD, Baze shprehet me ironi se dikush t’ia shpjegojë se dhe Lul Basha e PS më 12 qershor kanë lindur, por ndryshojnë “Dikush duhet t’i shpjegojë zëdhënëses së PD se kjo foto është momenti i shpalljes së Deklaratës Kushtetuese të Kosovës më 2 korrik 1990 dhe jo hyrja e shqiptarëve në ambasadë gjermane.

Fakti që kanë ndodhur në një ditë nuk do të thotë se janë njësoj. Se dhe Lul Basha dhe PS më 12 Qershor kanë lindur, por kanë ndryshime.”- shkruan Baze. (TemA)