Një ndër figurat më të njohura të muzikës rep në Shqipëri, Getoar Selimi, feston sot ditëlindjen. Për të gjithë ju që jeni kuriozë, reperi ka lindur më 3 korrik të vitit 1982 dhe sot mbush 39 vjeç.
E para që e ka uruar në rrjete sociale ishte sigurisht partnerja e tij e jetës, Marina Vjollca. Sapo ka hyrë mesnata, ajo ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram një foto të Getit, teksa shkroi krahas saj fjalët më të ëmbla.
“Jam shumë e lumtur që kam një bashkëshort si ty. Çdo ditë është një dhuratë dhe e dashuroj faktin që i ndajmë ato bashkë. Gëzuar ditëlindjen dhe dua ta dish se të dua më shumë se kurrë!”- janë fjalët e moderatores që na i ngrohën zemrat.