Një lajm i bujshëm po qarkullon për ish-portierin e Milanit, Xhanluixhi Donaruma. Sipas asaj që raporton prestigjiozja franceze “L’Equipe”, portieri i cili u shpall kampion Europe me Italinë në EURO 2020, do të përfitojë tek PSG pagë më të ulët se sa i kishte kërkuar Milanit.
Sipas prestigjiozes franceze, ai do të përfitojë 7 milionë euro neto nga 8 milionë euro që i kishte kërkuar Milanit për rinovimin e kontratës.
Të paktën për momentin Donaruma do të përfitojë më pak se Kejlor Navas, i cili ishte portieri titullar i parizienëve në sezonet e fundit dhe i cili vetëm disa muaj më parë rinovoi deri në 2024 për 12 milionë euro, rreth 8,2 milionë euro neto falë ndihmës fiskale nga i cili përfiton si rezident i ri në Francë, diçka që italiani nuk mund ta bëjë akoma.