Deputeti i zgjedhur i PD-së, Agron Gjekmarkaj tre dite me pare ne nje analize te tij, ben thirrje ndaj Lulzim Bashes dhe strukturave te PD qe te gjendet urgjent ku ehste gabuar ne marredheniet me SHBA dhe me vendet e BE. Teksa ka bere kete konstatim, tre dite perpara se ambasdadorja amerikane Yri Kim te leshonte “ultimatumin” per Bashen ne lidhje me Sali Berishen, sinjal i qarte qe te mos jete ne Parlamernt ne shtator, Gjekmarkaj e ka quajtur raportin e ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit si “më të ziun pas 30 viteve pluralizëm”.
“Ne si opozitë duhet ta zbardhim atë, të përmirësojmë marrëdhëniet tona me fuqitë aleate e mike SHBA-BE, duke gjetur ku kemi gabuar që u ndëshkuam kaq rënde !
Vetëm e vërteta na ndihmon të dalim nga paradoksi ! Ne e kemi jetike këtë. Zgjedhjet u vodhën me sy shkelje ndërkombëtarë !! Pse ?? Ta gjejmë këtë duke parë thellë nga vetja, duke ndryshuar ndaj tyre pa humbur dinjitetin por edhe përkundrejt shoqërisë shqiptarë e cila duhet ftuar në rezistence!”- thoshte Gjekmarkaj tre ditë para deklaratës së ambasadores Yuri Kim.