Të jesh një personazh i njohur ke gjithmonë privilegjin të marrësh nga pak dashuri kudo që shkon. Shumë të njohur surprizohen herë pas here nga fansat dhe një befasi e tillë kaq e këndshme i ka ndodhur edhe këngëtares Marsela Çibukaj.
Ajo ka treguar se ditën e sotme një zotëri i ka dhuruar lule asaj dhe partnerit Vitmar Basha. Marsela ka treguar se e gjitha ka ndodhur shumë papritur dhe ky gjest i zotërisë dhe fjalët e bukura për punën e tyre i kanë pëlqyer shumë. Më vonë pasi kanë biseduar më tej me zotërinë, ata kanë mësuar se ai është doktor i njohur në Lushnjë dhe Marsela e ka falenderuar publikisht për surprizën.
“Nga ato gjërat që të gëzojnë zemrën. Isha ulur me Vitmarin në një restorant pak më parë dhe një zotëri shumë fisnik afrohet me një tuf të bukur lulesh, shpreh simpatizimin e tij dhe të familjes së tij ndaj meje dhe muzikës që bashkë me Vitmarin bëjmë. Mund të imagjinoni sa të lumtur më bëri ky xhest. Sa të lumtur ndihemi kur takojmë njerëz që vlerësojnë artin dhe muzikën tonë. Që na kanë ndjekur në live-stream-et tona gjatë karantinës ku mundoheshim të trasmetonim pak pozitivitet në një moment të errët dhe konfuz për të gjithë. Kjo dashuri na bënë të vazhdojmë në rrugën tonë të artit dhe të të bukurës. U njohëm në ato pak sekonda me zotërinë dhe zbuluam që është një nga mjekët më të mirë që kemi nga qyteti i Lushnjes , një doktor art dashës gjithashtu. Faleminderit shumë për këto lule të bukura doktor Zhani”, shkruan Marsela në një postim.