Greqia dhe Holanda klasifikohen si “zona me rrezik” për infeksionet me koronavirus, njoftoi instituti gjerman ”Robert Koch”.

Agjencia gjermane rekomandoi që të shmangen të gjitha “udhëtimet e panevojshme turistike”.

”Gjermanëve që kthehen në shtëpi u duhet të tregojnë një certifikatë vaksinimi ose një test negativ për koronavirusin”, shtoi ky institut.

Masat e reja do do të hyjnë në fuqi më 18 korrik.