Para disa ditësh, Fifi i habiti të gjithë teksa publikoi në rrjete sociale një video të saj duke u përlotur. Ajo shihej në video duke dëgjuar këngën “Jetike” të Semi Jaupaj dhe shkroi se lotët e çlirojnë, por nuk e lehtësojnë. “Bash me rruzat e gjakut me kajt , bash pa e pas nplan e as nevoje me ta mledh ni lomsh te fyti .. bash qet ndjenje ma jep #Jetike @semijaupaj tentova plot here me e bo pa lot po prap ma jep n’zemer.. njejt Loti thjesht t’shliron . Nuk t’lehteson , thjesht qaq…Thank u @iamflorimumajesi ”, shkroi këngëtarja krahas videos.

Shumë e përkthyen këtë video si një mesazh se ajo ndjehet e lënduar, pasi ish i dashuri i saj vendosi të martohej me dikë tjetër disa javë më parë. Megjithatë Fifi duket se e ka kaluar dhimbjen dhe përmes një tjetër postimi ka treguar se ndjehet shumë e lumtur si beqare.

Ajo shihet në një video duke kërcyer dhe pastaj hidhet mbi një krevat. “Kur e kupton që je single dhe munesh me bo çka don pa dhon llogari”, shkruan Fifi përkrah videos.

Dhe menjëherë pas postimit kanë nisur komentet nga ndjekësit, të cilët shprehen të habitur që shfaqet e lumtur. “Ta paska bërë 8 me 2 e ti gjithë diten qaje për të, po ça di ti si është dashuria? Deri dje e ke mbush barkun me brum e gullasha, po ik se s’di asgjë”, i ka komentuar dikush.

Sigurisht që Fifi nuk mund të qëndronte pa një përgjigje pasi e pa komentin. Ajo e anashkoloi totalisht temën e ish të dashurit, duke treguar në këtë mënyrë se nuk ka më asnjë interes ndaj tij. “Pse më fal ti haver je rrit me tartar dhe kallamar? Hallall”, i është përgjigjur këngëtarja ndjekësit.