Fatjon Kuqari, një personazh i cili u bë i famshëm në një emision rozë ka shkelur kodin rrugor duke ecur me shpejtësi marramendëse, ku për pasojë është gjobitur me 400 mijë lekë nga policia e Shtetit. Edhe pse disa media të cilat e cilësojnë si VIP Fatjon Kuqarin kanë thënë se policia nuk ka ndërmarrë masa ndaj tij, në fakt e vërteta është ndryshe dhe më poshtë po ju sjellim gjobën që i riu në fjalë ka marrë.
Sa i përket klasifikimit si VIP ose jo në Shqipëri është bërë një kasaphanë ku çdo personazh që del një herë në televizion ose që ka ca ndjekës në Instagram quhet si person i rëndësishën. Në fakt njeriu në fjalë është pa asnjë peshë publike dhe thjesht një njeri si gjithë të tjerët që në momentin që shkel ligjin gjobitet.
Megjithatë Kuqari për termin VIP s’ka asnjë faj pasi faji në këtë aspekt është i mediave që e tarjtojnë atë si personazh i një rëndësie të veçantë kur në fakt nuk është i tillë./ Lexo.al