Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj deklaroi sot se me miratimin e kuadrit në Reformën në Drejtësi të 10 akteve u mundësua mirëfunksionimi i institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë.

Ajo tha se “pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese dhe ligjore të paketës së reformës në drejtësi, Këshilli i Ministrave u sigurua të miratonte në kohë aktet nënligjore të nevojshme për zbatimin e parashikimeve ligjore të paketës së reformës në drejtësi”.

“Nëpërmjet miratimit të 10 vendimeve u mundësua: Krijimi i kushteve për verifikimin e kandidatëve jomagjistratë për pozicionin e inspektorit në ILD. Rregullimi i mbrojtjes së veçantë të magjistratit gjatë ushtrimit të funksionit, mbrojtjes personale të prokurorëve dhe gjyqtarëve të SPAK, drejtuesit të BKH si dhe mjediseve përkatëse. Sigurimi i buxhetit fillestar për SPAK. Përmirësimi i trajtimit financiar të magjistratëve, duke përfshirë subvencionimin e interesave të kredisë për banesë. Përcaktimi i rregullave për administratën gjyqësore dhe të prokurorisë me qëllim rritjen e eficiencës. Modernizimi i sistemit të teknologjisë së informacionit për sistemin e drejtësisë”, tha Gjonaj.