Rikthehet makthi Coronavirus në futbollin italian. Skuadra e goditur nga infektimet është Spezia.

Sipas Sky Sport, në fakt, gjashtë lojtarë të klubit të Serisë A dhe një pjesëtar i stafit kanë rezultuar pozitivë me Covid. Aktiviteti sportiv është pezulluar dhe grupi është në izolim.