3565 raste të reja me COVID janë shënuar në Greqi gjatë 24 orëve të fundit. Ndërkohë kanë ndërruar jetë 9 pacientë duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 12,867 në total.
Numri i pacientëve që po trajtohen në intubim aktualisht është 121, mosha mesatare e të cilëve është 66-vjeç.