Princi William dhe Princi Harry kanë zbuluar ditën e sotme statujën në nder të Princeshës Diana. Vëllezërit kanë përkujtuar kështu 60-vjetorin e lindjes së nënës së tyre me një ceremoni të vogël në Pallatin Kensington, që ishte rezidenca mbretërore e Dianës. Harry, i cili jeton në SHBA me gruan e tij, dukeshën e Sussex dhe dy fëmijët e tyre, mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar javën e kaluar në mënyrë që të përfundonte karantinën e tij përpara ngjarjes së së enjtes.
Më herët është thënë se “ura lidhëse” midis vëllezërve sipas burimeve mbretërore konsiderohet Kate Middleton. Në fillim të muajit të shkuar, Harry dhe gruaja e tij, Meghan Markle, pritën vajzën e tyre, Lilibet Diana Mountbatten-Ëindsor, dhe Harry i dërgoi kunatës së tij lajmin në vend t’ia jepte vëllait të tij drejtpërdrejt.
Pasi u bë publik lajmi për lindjen e foshnjës Lili, Duka dhe Dukesha e Kembrixhit ndanë një postim në llogarinë e tyre zyrtare në Instagram për të uruar Sussexes për anëtarin më të ri të familjes së tyre. “Ne jemi shumë të lumtur nga lajmi i ardhjes në jetë të bebes Lili. Urime Harry, Meghan dhe Archie”, shkruanin Will dhe Kate në Instagram, së bashku me një foto bardh e zi të Harry dhe Meghan duke pozuar me djalin e tyre, Archie.
View this post on Instagram