Harry Kane dëshiron të largohet nga Tottenham, por londinezët po tentojnë ta mbajnë me çdo kusht. Sul muesi është nën kontratë dhe transferimi i tij nuk është i lehtë.

Presidenti i Tottenham, Daniel Levy, nuk dëshiron ta shesë dhe Manchester City ka nisur ta kuptojë se duhet të shohin për ndonjë opsion tjetër.

Daily Mail shkruan se kampionët e Anglisë po monitorojnë nga afër situatën e Robert Lewandowski. Polaku i Bayern Munich gjithashtu është nën kontratë dhe është një lojtar që garanton gola. Bavarezët sigurisht as që e çojnë në mend shitjen e tij.