Simone Biles hoqi dorë papritur nga gara në lojërat olimpike, duke përmendur si arsye kryesore problemet me shëndetin mendor. Duke ulur fanellën e saj të bardhë në mes të garës së gjimnastikës të martën në mbrëmje, Biles vlerësoi situatën dhe kuptoi se nuk do të ishte e shëndetshme të vazhdonte garën. Të mërkurën, ajo u tërhoq nga konkurrenca përfundimisht për t’u përqëndruar në mirëqenien e saj mendore. Në lidhje me këtë lajm ka reaguar edhe këngëtari Justin Bieber. Ky i fundit ka mbështetur publikisht vendimin e gjimnastes dhe është shprehur krenar, që ajo ka vendosur të parin shëndetin mendor e më pas punën e saj. Ai ka rikujtuar po ashtu kohën kur hoqi dorë nga turneu “Purpose”, për t’i kushtuar më shumë vëmendje shëndetit të tij mendor.
“Askush nuk do e kuptoj presionin me të cilin ju përballeni! E di që ne nuk njihemi, por jam shumë krenar për vendim që more. Është aq e thjeshtë sa çfarë do të thotë të fitosh gjithë botën, por të humbasësh shpirtin tënd. Ndonjëherë jo-të tona janë shumë më të fuqishme se po-të. Kur ajo gjëja që të pëlqen fillon të të rrëmbejë lumturinë është e rëndësishme që të bësh një hap mbrapa për ta vlerësuar pse. Njerëzit mendonin se unë isha i çmendur që nuk përfundova turneun “Purpose”, por jo ishte gjëja më e mirë që mund të bëja për shëndetin tim mendor! Shumë krenar për ty!”, shkruan Bieber në një postim në Instagram.