Të gjithë ata që nuk janë çift, sot kanë mundësi të festojnë ‘ditë e beqarëve’.
Kjo ditë nuk është një festë zyrtare si Shën Valentini, por ajo filloi të festohej nga çdo person që nuk ishte në lidhje me dikë, por donte sërish të celebronte veten dhe shoqërinë e tij. Kjo ditë, e cila në disa vende festohet në 13 shkurt, ndërsa në të tjerë në 15, është përqafuar nga beqarët në gjithë botën.
Ja ç’thotë horoskopi për beqarët.
Dashi
Tejkalo pritshmëritë e miqve të tu dhe organizo një darkë në shtëpinë tënde. Një sasi e palimituar vere dhe lojëra argëtuese nuk mund të mungojnë.
Demi
Një ditë në spa është ideale për ty dhe shoqërinë tënde. Largo stresin në një vaskë me baltë dhe masazh relaksues.
Binjakët
Këtë vit, dita e beqarëve është vërtetë e rëndësishme për ty, pasi ke kaluar shumë peripeci për të marrë vesh se kush janë miqtë e tu të vërtetë. Shko në një lokal të veçantë dhe porosit disa gota për ta dhe mos harro tu thuash arsyet pse ata janë të rëndësishëm për ty.
Gaforrja
Koha që ti kalon me shpirtin tënd binjak shpesh mund të ndërhyjë në kohën që kalon me shoqërinë. Por sot është një ditë vetëm për ta. Ulu diku dhe dëgjo gjithçka që ata kanë për të të thënë.
Luani
Në vend që të kalosh një natë të çmendur në party, zgjidh diçka më të qetë kësaj here. Një lexim letrash tarot do të ishte tejet surprizues dhe argëtues për shoqërinë tënde.
Virgjëresha
Gjithmonë ke dashur të bësh një orë në një kurs që të mëson për formimin e buqetave. Tani është rasti juaj! Shoqëroje këtë kurs me një gotë verë me shoqërinë dhe do të kaloni një ditë të paharrueshme.
Peshorja
Kjo ditë është shumë e rëndësishme për ty, pasi ti jep shumë për shoqërinë tënde.Shkoni në një parukeri dhe trajtojeni veten dhe shoqërinë.
Akrepi
Njerëzit vijnë dhe ikin, por miqtë e vërtetë janë gjithmonë aty për ty. Merr një fundjavë të gjatë pushim dhe shko diku jashtë qytetit me shoqërinë tënde.
Shigjetari
Ftoji të gjithë në shtëpinë tënde për disa gota vere dhe tregime kujtimesh. Do të jetë një natë shumë prekëse për të gjithë.
Bricjapi
Edhe pse detyrimet e punës mund të të pengpjnë, vër shoqërinë në plan të parë këtë ditë. Dilni për një drekë të shijshme dhe ndani gjëra personale.
Ujori
Shoqëria ëshët gjithë jeta për ty dhe ti bën gjithçka për ta. Sot rolet ndërrohen dhe janë ata që të vënë ty në piedestal.
Peshqit
Ftoji shokët në shtëpi për një natë qetësuese në pizhame teksa shihni Netflix. Do të ndiheni të gjithë shumë mirë të nesërmen.