Policia e Shtetit ka publikuar edhe masat e marra gjatë sezonit turistik të vitit 2021. Policia bën me dije se si rrjedhojë e masave të marra dhe e statusit të vendit tonë “si një vend i hapur dhe i sigurt” edhe përsa i përket pandemisë së COVID-19, për shkak të pritshmërisë së ardhjes së pushuesve vendas dhe të huaj janë angazhuar 1607 punonjës të Policisë së Rendit, Policisë Rrugore, Ndërhyrjes së Shpejtë, Kufirit dhe Migracionit, Policisë Kriminale etj, të cilat kanë në mbështetje edhe 185 mjete të tjera (autovetura, mikrobuzë, motoçikleta, biçikleta, mjete lundruese, radarë, dronë etj).

Sakaq Policia e Shtetit iu bën thirrje të gjitha subjekteve që ushtrojë biznes në lokale, restorante dhe që shoqërohet me muzikë,që të respektojnë në mënyrë rigoroze kufizimet e orareve të mbylljes së lokaleve (ora 24:00), të ndalimit të muzikës (ora 22:00).Në vlerësim edhe të shqetësimeve që vijnë nga aksidentet rrugore, Policia Rrugore ka hartuar një plan të veçantë masash për sezonin turistik, duke mbështetur strukturat e këtij shërbimi në zonat bregdetare me punonjës policie, mjete dhe pajisje të tjera, me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Më tej policia njofton se në pikta kufitare në bazë, Policia e Kosovës ka dërguar punonjës të Policisë Rrugore, të cilët do të kryejnë detyra në bashkëpunim me policinë tonë rrugore, në aksin rrugor “Rrugës e Kombit” dhe në aksin Milot-Shëngjin-Shkodër, ndërsa në Malin e Zi nga Policia e Shtetit do të dërgohen punonjës policie në Ulqin dhe Budva.