DASHI: Muaj i rëndësishëm për marrëveshje dhe lidhje që lindin në mënyrë spontane. Ditët ideale për t’u bërë të gjallë me dikë janë datat 6, 7 dhe 12. Megjithatë, do të mbeten ende disa problematika ekonomike, sidomos shpenzimet nga data 12 deri më datë 28. Fundi i korrikut do të jetë fillimi i një gjysmëviti shumë interesant.
Dashuria do të jetë në kulmin e saj, por edhe ata që duan t’i japin fund një historie do të mund të veprojnë me vendosmëri dhe pa vuajtje. Do të ndieni ndikimin e Diellit nga data 22. Ata që janë vetëm duhet të lëvizin dhe të rezervojnë pushimet në një vend ku mund të krijojnë njohje të reja. Miqësitë që lindin në korrik mund të shndërrohen në dashuri të mëdha gjatë gushtit. Ndonëse korriku nis në mënyrë interesante, duhet të bëni kujdes në datat 16, 29 dhe 30. Ju këshillohet një terapi për trupin, por duhet të tregoni pak qetësi, pasi u bë kohë që nuk kujdeseni mjaftueshëm për veten. Është e vështirë t’i keni të gjitha në kontroll kur jeni të lodhur.
DEMI: Gjithçka e ka një kufi, ndaj ju këshillohet njëfarë kujdesi në të gjitha marrëdhëniet, sidomos në ato profesionale. Ndonëse i keni idetë e qarta, ata që ju rrethojnë nuk dinë mirë ç’bëjnë, ndaj ndiheni të vetëm përballë botës. Studentët dhe punëtorët duhet të mundohen të mbajnë gjithçka në kontroll, ndonëse mund t’u soset durimi nga data 12 deri më datë 18. Në 15 ditët e para të korrikut ju këshillohet të tregoheni të kujdesshëm edhe në aspektin financiar.
Duhet të bëni kujdes të mos i përcillni problemet e punës ose problemet ekonomike në marrëdhënien në çift. Ata që janë të vendosur të martohen ose të bashkëjetojnë, duhet të jenë të bindur për veprimet e tyre dhe të mos i imponohen partnerit. Çiftet që kanë pasur kriza, do t’i kapërcejnë keqkuptimet në datat 24 dhe 25.
Duhet të pushoni dhe të merrni veten. Telashet nuk kanë sosur të gjitha, por fatmirësisht jeni njerëz shumë të fortë. Do të gjeni sërish formën psikofizike nga data 23, pasi Venusi do të ndikojë pozitivisht në shenjën tuaj.
BINJAKËT: Sërish muaj interesant, ndonëse keni disa probleme të vogla ligjore ose financiare që duhen sqaruar sa më parë. Më mirë të pranoni një propozim për punë, ndonëse nuk ju kënaq shumë. Nga data 22 fillon një fazë e rëndësishme edhe për ata që kanë mbetur në vend prej kohësh. Nëse ndërpritet një bashkëpunim, do të thotë që do të filloni një projekt të ri.
Është verë shumë e rëndësishme kjo për çiftet e shenjës së Binjakëve. Ata që bashkëjetojnë prej kohësh, mund të vendosin të martohen këtë verë. Ju këshillohet t’i diskutoni rreth datës 22 problemet familjare. Por fundi i korrikut do të ketë pak vështirësi. Java e fundit e korrikut do të karakterizohet nga tensionet.
Datat 26 dhe 28 mund të karakterizohen nga diskutimet e tepërta. Më mirë të mos i kundërviheni askujt në fund të korrikut. Lodhjen më së shumti e keni psikologjike, ndaj mundohuni të mos lodheni fizikisht.
GAFORRJA: Kontaktet e punës, telefonatat dhe komunikimet janë të rëndësishme, ndaj mos u nxitoni, sepse jo çdo gjë përmbushet sipas dëshirës suaj. Gjithsesi, nga data 12 do të lëvizë diçka. Më të favorizuarit janë sipërmarrësit, të cilët, falë një ideje fitimtare, mund të gjejnë sërish qetësinë. Edhe studentët janë shumë të favorizuar që t’i kalojnë provimet me sukses.
Lidhjet e krijuara në qershor do të forcohen në korrik dhe ata që janë të bindur për dashurinë e tyre mund të mendojnë konkretisht për bashkëjetesë ose për martesën. Të lindurit në shenjën e Gaforres s’duhet të heqin kurrë dorë nga dashuria për shkak të frikës se mund të gabojnë apo të vuajnë.
Duhet të shfrytëzoni ndikimin pozitiv të Hënës në datat 19 dhe 26. Humori do të vazhdojë të jetë i luhatur për shkak të çështjeve profesionale, por duhet thënë që kjo ju bën njëkohësisht edhe më tërheqës.
LUANI: Me gjasa do të ndërmerrni një projekt të ri, por pakënaqësia vazhdon, ngaqë të ardhurat shterojnë menjëherë. Gjithsesi, s’do t’ju mungojë fantazia. Muaj interesant për takime dhe ide. Ndikimi i Hënës më datë 12 do t’ju ndihmojë me intuitën. Mund të riktheheni në një kompani nga e cila jeni shkëputur, ose në një projekt që e keni braktisur. Kanë avantazh ata që kërkojnë një punë të re ose që kanë filluar prej muajsh një aktivitet të ri.
Nuk duhet ta lini mënjanë dashurinë, sepse falë këtij horoskopi shumë intrigues, edhe pse s’doni, mund të keni një njohje shumë interesante. Mund të gjeni një zgjidhje për marrëdhëniet që prej kohësh shoqërohen nga keqkuptimet. Hiqni dorë nga hakmarrjet e kota dhe mendoni ç’mund të bëni gjatë muajve në vazhdim. Mos u përqendroni te mendimet negative, por te mundësitë që ju ofron kjo periudhë.
Për shkak të ndikimit të Uranit, do të keni ditë që do të jeni më emotivë, por edhe më të shpërqendruar. Java nga data 12-18 mund të karakterizohet nga lodhja dhe shqetësimet fizike. Mundohuni ta shkarkoni peshën e tepërt.
VIRGJËRESHA: Në aspektin profesional, korriku karakterizohet nga qetësia. Ata që duan të ngrenë një aktivitet kanë nevojë për ortakë besnikë dhe për një financim. Nëse duhet të kërkoni një hua ose një kredi, bëjini llogaritë mirë. Nga data 22, Venusi do të ndikojë shumë në shenjën tuaj, ndaj mund të provoni diçka të re, që të ndiheni më mirë. Ndoshta duhet të provoni projekte të reja, ose të rinovoni një kontratë, për më shumë të ardhura.
Korriku dhe gushti janë muajt e përkryer për ata që duan të martohen. Ndikimi i Venusit në shenjën tuaj në datën 22 shton dëshirën për dashuri. Takimet e reja janë interesante dhe 10 ditët e fundit të korrikut mund të jenë shumë të rëndësishme. Kjo periudhë është e rëndësishme edhe për ata që duan të bëjnë fëmijë.
Meqë këtë muaj shtohet energjia, duhet edhe të qetësoheni pak. Marsi do të ndikojë pozitivisht në shenjën tuaj më datë 29. Do të takoheni me njerëz që ju bëjnë të ndiheni mirë. E ardhmja duket më e qetë. Kjo gjë ju ndihmon të jeni të qetë psikologjikisht.
PESHORJA: Në tërësi, korriku është muaj i favorshëm. Duhet të filloni që tani të zbatoni ide të mëdha, pasi falë ndikimit të favorshëm të Saturnit, do të janë afatgjata si ide. Nga kjo do të përfitojnë sidomos ata që vjet kanë kaluar shumë vështirësi. Është periudha ideale për ata që duan të heqin dorë nga situata që nuk u falin më kënaqësi. Venusi dhe Marsi janë në shenjën tuaj në datat 6 dhe 12, por duhet të bëni kujdes në datat 12 dhe 28.
Korriku nis në mënyrë interesante, por mos merrni përsipër faje për një marrëdhënie që nuk funksionon më. Qielli është aq favorizues, sa asgjë s’është e pamundur në dashuri. Ditët në vijim do të karakterizohen nga takime emocionuese dhe dashuri plot pasion.
Ndikimi i Marsit mund t’ju shkaktojë trazira dhe nervozizëm, ose edhe ndonjë problem shëndetësor, sidomos në datat 22 dhe 23. Gjithsesi, do ta merrni veten në fund të muajit.
AKREPI: Një grup pune është ndryshuar prej muajsh, ose po ndryshon. Doni të largoheni nga një situatë që nuk ju fal më kënaqësi. Sfera profesionale karakterizohet nga pasiguri, si pasojë e ndikimit të jashtëm social, përveç tensionit tuaj të vazhdueshëm të brendshëm. E keni të vështirë të bini dakord me ata që ju rrethojnë. Duhet t’i diskutoni çështjet familjare, por edhe ato profesionale, para se të vendosni me kokën tuaj.
Tri javët e para të muajit do të karakterizohen nga diskutimet. Çiftet që janë prej kohësh bashkë rrezikojnë një periudhë të gjatë reflektimi. Mos ngurroni të krijoni njohje të reja nëse jeni vetëm. Mos e lejoni pesimizmin në jetën tuaj.
Disa problematika familjare janë të pashmangshme dhe duhen përballuar me guxim. Data 12 do të karakterizohet nga lodhja fizike. Por nga data 22, deri më datë 29, ndikimi i Venusit në shenjën tuaj do të sjellë ndryshime pozitive.
SHIGJETARI: Korriku ju ofron më shumë burime, pavarësisht ndikimit negativ të Jupiterit në shenjën tuaj. Nga fundi i korrikut, shumë gjëra do të jenë më të qarta. Duhet të shqyrtoni sërish një projekt, por tashmë keni burimet e duhura dhe jeni më të predispozuar. Mundohuni të tregoheni diplomatë. Në datat 22 dhe 31 mundohuni të shfrytëzoni mundësitë që ju paraqiten.
Ata që po përjetojnë një lidhje të re e kanë nisur me entuziazëm, por bëni kujdes nga luhatjet e humorit në datën 22. Datat 2 dhe 3 janë të duhurat për të dashur. Marrëdhëniet familjare do të kenë paksa shkëputje në fund të muajit.
Pjesa e parë e muajit është më e favorshme se e dyta. Ndaj, nëse doni të filloni një kurë, mos ngurroni që ditën e parë të korrikut. Kontakti i vazhdueshëm me natyrën ju bën më të fortë. Tani është çasti i duhur për të rikuperuar formën fizike. Do të keni probleme të vogla fizike në datat 26 dhe 27.
BRICJAPI: Korriku është një muaj goxha i rëndësishëm. Më datë 22 do të merrni një përgjigje pozitive. Për sa i takon punës dhe menaxhimit të stresit të përditshëm, do të vazhdojë të jetë i lartë, për shkak se nuk kënaqeni nga vetja dhe ata që ju rrethojnë. Data 16 mund të karakterizohet nga nervozizmi. Ata që duhet të japin një provim gjatë dy javëve të para të korrikut do të jenë shumë emotivë.
Ata që kanë kaluar një krizë dhe janë akoma bashkë, mund të thonë se më e keqja kaloi. Ata që duan të martohen mund ta bëjnë edhe nga fundi i vitit. Edhe historitë verore që lindin si lojë mund të shndërrohen në të rëndësishme në datën 22. Në fund të korrikut mundohuni të programoni diçka të bukur.
Ata që s’e përballuan mirë muajin e kaluar, tashmë do ta kenë më të lehtë. Bëni kujdes nga probleme të vogla për shkak të stresit, sidomos në datat 9 dhe 17. Mund t’ju shkaktojë lodhje fizike dëshira për të pasur gjithçka në kontroll.
UJORI: Është periudhë pasigurie nëse duhet të merrni një vendim në lidhje me punën. Nëse kohët e fundit ka pasur më shumë fjalë se vepra, do ta keni të vështirë të ruani qetësinë. Keni energjinë e duhur për t’u përshtatur shpejt me çdo situatë. Mundohuni të mos zemëroheni shumë në datat 5, 12 dhe 19. Në përgjithësi, do të jetë më e vështirë të keni gjithçka në kontroll gjatë 20 ditëve të para të muajit.
Edhe dashuria do të karakterizohet nga momente tensioni, sidomos gjatë dy javëve të para. Çiftet që janë bashkë prej kohësh nga frika e përballjes, parapëlqejnë të shmangen. Ujorin nuk e tërheqin shumë lidhjet mbytëse, ndaj bëni kujdes me zgjedhjet tuaja.
Duhet të mundoheni të shmangi shqetësimet që do t’ju shoqërojnë gjatë dy javëve të para të korrikut. Më pas, do ta merrni mirë veten fizikisht, madje do t’ju rikthehet një guxim që duhet shfrytëzuar. Duhet të provoni meditimin.
PESHQIT: Gjatë këtij muaji do të ndërmerrni projekte që do të shtrihen në kohë deri vitin tjetër. Do të paraqiten edhe mundësitë e një bashkëpunimi. Tashmë janë larguar njerëzit që janë munduar t’ju bllokojnë. Do të merrni shpërblimin e duhur në bazë të moshës dhe të përgatitjeve tuaja, ndonëse korriku nuk karakterizohet nga fitime të mëdha financiare.
Të dashuruarit nuk duhet t’i tremben asgjëje. Ata që jetojnë vetëm po përjetojnë emocione të forta, por po vënë në provë dikë që e njohin prej pak kohësh. Veçanërisht dy ditët e fundit të muajit karakterizohen nga tensioni dhe mund të sjellin ndarje përfundimtare.
Ditët e fundit të korrikut karakterizohen nga lodhja, nervozizmi, paqëndrueshmëria, ndaj ju këshillohet pak kujdes deri në datën 22. Çdo iniciativë për shëndetin duhet programuar në pjesën e parë të muajit. Do të nervozoheni shpejt, ndaj mos u mundoni gjatë 10 ditëve të para të muajit.