Dashi Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill Puna: Planet po ju ecin mirë. Nuk ndjeni aspak lodhje, pengesat pothuajse se nuk ekzistojnë, ndërsa optimizmi sa vjen e rritet dita ditës, posaçërisht në gjysmën e dytë të këtij muaji. Ju duket sikur jeni në gjendje ta zgjidhni secilin problem që ju rrethon. Ngjarje të rëndësishme mund të ndodhin brenda datave 20-23 korrik. Rreth këtyre datave propozohet kujdesi i mundshëm ndaj buxhetit. Të hollat ju vijnë në intervale të rregullta kohore por jo në shumën e pritur. Dashuria: Në dashuri ju qëndron periudhë interesante. Disa personave me këtë shenjë iu ndihmon kjo periudhë, në shërimin e plagëve të mëhershme. Por. Përveç kohës së kalimit të mrekullueshëm të kohës, ky muaj nuk ofron diçka më shumë. Duhet t’ikushtoni rëndësi takimeve që do ndoshin e sidomos rreth 10 korrikut, por sidoqoftë mos u sforconi. Do të keni konflikte të mundshme, por nuk ka nevojë për panikë. Këto keqkuptime dhe konfrontime ndodhin sidomos me anëtarët e familjes. Shëndeti: Do të hasni probleme me këmbët gjatë javës së dytë të korrikut. Shkoni në kontrollë tek mjeku në javën e fundit të muajit nëse keni probleme me zemrën.
Demi Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj Puna: Do të habiteni se si gjërat do t’ju shkojnë lehtë në anën e biznesit gjatë javës së dytë të korrikut, por keni kujdes, mos bëni plane afatgjata. Personat nën këtë shenjë nuk janë shumë aktivë dhe nuk e preferojnë shumë lodhjen dhe dinamikën e tepërt. Dashuria: Në planin emotiv, personat që janë të martuar gjithçka iu shkon ashtu siç duhet, ndërs për ata që nuk janë ende në lidhje, padyshim që iu buzëqesh fati, por mos prisni edhe shumë. Personi nën shenjën e peshqve i cili ju ka përfituar që në shikim të parë, e keni vlerësuar gabimisht. Gjatë këtij muaji do të jeni veçanërisht të ndjeshëm ndaj bukurisë dhe sharmit të një personi nën shenjën e virgjëreshës. Shëndeti: Do të jeni të ndjeshëm, ndoshta ka mundësi të jeni alergjikë.
Binjakët Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor Punoni me zell të plotë për t’i arritur dëshirat dhe për më tepër keni mirëkuptim dhe mbështetjen bujare të miqve. Deri në javën e parë të korrikut, nuk do të shkojë çdo gjë si duhet, mirëpo vazhdimi i muajit do ju garantojë sukses dhe disponim të mirë. Do të keni mosmarrëveshje lidhur me investimet e përbashkëta me një person nën shenjën e bricjapit. Dashuria: Do të jetë një muaj i furishëm kur është në pyetje dashuria. Meshkujt nën këtë shenjë, do të kenë takime dashurie me shenjën e peshqve gjatë javës së dytë të korrikut, ndërsa femrat me këtë shenjë nuk duhet të humbasin ahengun e një ditëlindjeje ku janë të ftuara. Është një periudhë për disa ndryshime dhe lëvizje në jetën tuaj. Periudhë e mirë për të ndryshuar pamjen tuaj, flokët si dhe mënyrëne veshjes, për më tepër edhe për ndonjë lloj diete nëse është e nevojshme. Në të njejtën kohë do të pranoni shumë thirrje dhe ftesa për ahengje të ndryshme dhe nuk do të dini se ku të shkoni përpara. Shëndeti: Keni kujdes ndaj alergjive. Probleme të mundshme me stomakun gjatë mesit të muajit.
Gaforrja Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik Ky është një muaj i ngarkuar për gaforret pasi që do të humbasin shumë kohë duke punuar. Gjatë punë, ritmi përshpejtohet, shtohen përgjegjësi të reja dhe nuk keni pothuajse fare kohë të lirë. Ndonjëherë ju ngjan sikur po e tejkaloni limitin e nervave dhe sikur jeni në prag të ndonjë konflikti, por si gjithmonë, kur vjen puna për të punuar gaforret e realizojnë më së niri dhe punojnë deri në përfundim të detyrave të veta. Dashuria: Gaforret në martesë janë në pritje të zgjidhjes së problemeve në nivel biznesor me partnerët e tyre, pasi në masë të madhe mvaren interesat e tyre të përbashkëta. Meshkujt nën këtë shenjë do të jenë të turpshëm dhe të trembur për të shprehur simpatinë ndaj personit për të cilin me muaj tentojnë ta përfitojnë. Për gaforret femra, gjatë këtij muaji më së miri do të ishte mos të krijonin dhe të hynin në një lidhje dashurie, pasi partneri potencial do të ishte i vrazhdë dhe i bezdisshëm, gjë të cilën gaforres së ndjeshme kjo nuk i përshtatet. Shëndeti: Nervoza e bën të veten dhe ju nuk ndjeheni mire psiqikisht. Ajri i pastër do të ishte zgjidhje ideale për disponimin tuaj.
Luani Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht Puna: Nuk do të mund të pushoni deri në mes të korrikut. Vështirë që do ta rimerrni veten, sfida të mëdha dhe mosmarrëveshje do të mbizotërojnë gjatë kësaj periudhe. Në fund të gjysmës së dytë të kësaj periudhe, gjendja do të ndryshojë krejtësisht. Do të keni udhëtime dhe rezultatet do të jenë të shkëlqyera. Datat anësore janë 13, 14, 15 korriku. Meqenëse energjia nuk do t’ju mungojë, kujtohuni që me ngulm t’i arrini planet e caktuara. Dashuria: Ju pret një periudhë dinamike në planin emocional, sidomos nga mesi i korrikut. Personat nën shenjën e Luanit ndoshta do të pësojnë kohë pas kohe ndarje me partnerin me qëllim që t’i bëjnë pushimet vetëm, dhe sipas tyre është gjithmonë dikush që e meriton vëmendjen e tyre. Luanët do të magjepsen nga një person në shenjën e Dashit apo Peshorës, por përpjekjet e tyre do të mbeten të pasuksesshme. Shëndeti: Probleme të mundshme me qarkullimin e gjakut si dhe pjesën e poshtme të belit.
Virgjëresha Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator Puna: Virgjëreshat do të duhet të jenë në pozicion për të pranuar ndihmën nga të tjerët, posaçërisht nga Akrepi dhe Bricjapi. Java e fundit e korrikut do të jetë e favorshme për ecurinë e punës dhe është koha e duhur për inovacione nëse mendoni për më gjatë. Periudha deri 15 korrik është më e mira për përfitim të të hollave. Investimet e vjetra do të dyfishohen, dhe disa prej Virgjëreshave do të pranojnë dhurata nga persona të caktuar që udhëtojnë jashtë vendit. Dashuria: Korriku planifikon surpriza shumë të bukura për ju. Personat nën këtë shenjë do të bëhen partnerë sensualë dhe të apasionuar dhe me pozitivitet të papritur do t’i befasojnë partnerët e tyre. Virgjëreshat që nuk janë në lidhje do të jenë në qendër të vëmendjes. Kjo, disave do t’ju konvenojë e disave do t’ju pengojë, por sidoqoftë do të dine t’ia dalin mbanë situatave. Marrëdhënie më të mira do të krijojnë me Peshoren. Shëndeti: Në përgjithësi ndjeheni mirë. Keni kujdes me stomakun nëse gjatë korrikut planifikoni të shkoni për pushime. Ndryshimi i klimës dhe mënyra e ndryshme e të ushqyerit mund të ndikojë negativisht tek ju.
Peshorja Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor Puna: Edhe pse simpatike dhe të sjellshme, kësaj here Peshoret do të shfaqen ndryshe gjatë këtij muaji. Nervozizmi dhe mosmarrëveshjet do të jenë përditshmëria dhe rutina e tyre gjatë dy javëve të para të korrikut. Disa prej peshoreve do të shkëputin shumë kontakte dhe marrëdhënie në panin e biznesit duke menduar se po i shfrytëzojnë. Qëndroni larg projekteve të përbashkëta deri në gjysmën e parë të korrikut, ndërsa në gjysmën e dytë të muajit do të jetë mjaft ndryshe. Gjërat që i llogaritni si esenciale dhe të nevojshme, do të rregullohen si duhet gjatë kësaj periudhe. Dashuria: Lehtësim i madh për peshoret është atmosfera e mirë në shtëpinë e prindërve si dhe mbështetja e familjarëve. E njejta gjë nuk mund të pritet nga partneri i cili ka disponim të paqëndrueshëm dhe shtirret me pretendime. Kurseni veten nga mosmarrëveshjet dhe ndikimet, këto vetëm do të përkeqësojnë gjendjen tuaj. Thjeshtë qetësohuni dhe prisni për më të mirën. Peshoret që nuk janv në lidhje këshillohen që mos të vendosin deri kah gjysma e dytë e muajit sepse zgjedhja do të jetë katastrofike. Shëndeti: Probleme të mundshme me infeksionet. Keni kujdes me këmbët.
Akrepi Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor Puna: Nëse është e mundur gjërat më të rëndësishme përfundoni kah fundi i muajit. Rreth 17 korrikut keni kujdes gjatë ngarjes së mainës, keni kujdes ndaj dokumenteve si dhe mos nënshkruani asgjë para se të mendoheni mirë. Nëse keni ndonjë ofertë për udhëtim, mos ngurroni ta pranoni. Problemet familjare mund t’ju dekoncentrojnë, mirëpo këto janë vetëm periudha të caktuara. Dashuria: Në fushën e dashurisë do të jeni vazhdimisht të shqetësuar, pa marrë parasysh nëse jeni të martuar apo thjeshtë në ndonjë lidhje. Partneri juaj për një kohë të gjatë është i brengosur mirëpo me kokëfortësi hesht. Intuita juaj këtë herë nuk do t’ju mashtrojë, por bëhuni të durueshëm pasi së shpejti çdo gjë do të bëhet e qartë. Të gjitha ndodhitë do t’ju sjellin pritje të ndryshme, flirt dhe aventura të mundshme. Është mirë të qëndroni larg Peshqve dhe Virgjëreshave. Shëndeti: Do të keni problem të vazhdueshëm me kokëdhembjen. Në mënyrë të patjetërsueshme kontrolloni pasqyrën e gjakut.
Shigjetari Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor Puna: Shumë energji dhe entuziazëm do të gjeni gjatë gjysmës së dytë të korrikut. Bëhuni i kujdesshëm sepse ky muaj mund të jetë i pafavorshëm në aspektin e financave. Sukseset fillestare në mesin e muajit mund të kthehen në dështime dhe premtime boshe. Gjatë dhënies së vlerësimeve bëhuni tepër i matur. Nuk do të ishte keq nëse do të konsultoheshit me kolegët të cilët padyshim do t’ju ndihmojnë. Dashuria: Në planin e dashurisë do të ndjeheni dinamik deri kah mesi i muajit. Lidhjet që mund të fillojnë, bëhen të përhershme sidomos nëse ndoshin kah fundi i muajit. Do të keni situata të pavolitshme në të cilat duhet të mësoheni dhe të pajtoheni. Shigjetarët të cilët kanë familjë të krijuar do të hasin probleme të mundshme me fëmijët e tyre, dhe këshillohen që të jenë të matur dhe të kujdesshëm gjatë marrjes së situatave në dorë. Shëndeti: Probleme të mundshme me ijet. Gjatë mesit të muajit, mund të hasni në infeksione virusale. Konsumoni më tepër vitamina.
Bricjapi Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar Puna: Qëndroni me disponim të mirë sepse vetëm ashtu mund të arrini te para. Punoni me zell për të arritur dëshirat. Jeni nën presionin e ambicieve që nuk mund t’i realizoni. Puna do t’ju lodhë shumë, e veçanërisht ata persona që mirren me tregti, me çështje ligjore apo biznes privat. Dashuria: Përkundër të gjitha detyrimeve dhe obligimeve, prap gjeni kohë në dashuri. Në javën e dytë të muajit korrik, do të krijoni marrëdhënie të mundshme me Demin e që do t’ju zgjasë për një kohë të gjatë. Personat që nuk janë ende në lidhje do të duhet ta përshpejtojnë procedurën për tu lidhur sa më parë me dashuritë e tyre. Përndryshe fundi I muajit nuk do të jetë edhe shansë e mire, nëse e lëshojnë këtv mundësi, për muajt e ardhshëm do të ndjehen shumë të mërzitshëm dhe monoton. Shëndeti: Janë të mundshme disa lëndime gjatë udhëtimeve, por keni kujdes dhe mund t’i anashkaloni. Ruani veten nga rreziqet. ujori
Ujori Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt Puna: Përgatitni sukseset e juaja, sidomos në fund të muajit. Pritjeve së shpejti do t’ju vie fundi. Do të keni ndihmë të madhe nga disa miq, veçanërisht nga ata nën shenjën e Luanit dhe Akrepit. Shkathtësia, shpejtësia dhe aftësia për të parashikuar, këtë muaj do të tejkalojë mesataren. Gjithashtu, edhe logjika juaj do të jetë në përdorim. Dashuria: Nuk do të jeni të motivuar si më herët, mirëpo do të ndjeheni më të relaksuar kur është në pyetje dashuria. Periudhë e volitshme për të krijuar lidhje. Ujorët të cilët janë veçmë në lidhje do të kenë më shumë kohë për t’ju përkushtuar vetes, meqenëse partneri i tyre është i zënë me punë. Disa do të hasin në ndarje të përkohshme përshkak të distances nga udhëtimet. Ujorët nuk duhet lejuar që familja të ndikojë në marrëdhënien e tyre, kjo vetëm do ta përkeqësonte situatën. Shëndeti: Probleme të mundshme me fytin dhe gojën.
Peshqit Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars Puna: Komoditeti dhe kokëfortësia janë cilësitë që më së miri ju përshkruajnë gjatë kësaj periudhe. Edhepse nuk dëshironi që të mirreni me financat, ky do të jetë preokupimi juaj kryesor gjatë tërë muajit korrik. Përveç që duhet të shpenzoni paratë e fituara, do ta keni të vështirë pë t’i rifituar prap ato. Disa të afërm tuaj mund t’ju ndihmojnë, padyshim edhe shoqëria. Në këtë kontekst, ndihmë të madhe mund t’ju japin personat nën shenjën e Bricjapit, Dashit dhe Luanit. Dashuria: Peshqit që janë ende në kërkim të dashurisë, do të jenë të pakënaqur këtë muaj dhe do të ndeshen me situata të pakëndshme, sidomos Peshqit femra. Për këtë arsye, tërë muajin korrik Peshqit do ta kalojnë në shtëpi duke punuar, sepse kjo është zgjidhja më e mirë për t’i evituar problemet. Peshqit që janë në marrëdhënie, shfaqin më pak nervozizëm. Partneri juaj shfaq tension të madh gjatë paraqitjes së problemeve, por ju nu karri t’i ndihmoni nëse ai nuk e pranon një gjë të tillë. Shëndeti: Nëse keni problem me shtimin e kilogramëve të tepërt, keni kujdes gjatë mënyrës së të ushqyerit dhe dietave të ndryshme. Probleme të mundshme me stomakun dhe zorrët.