Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban njoftoi sot vendimmarrjen për administrimin e dozës së tretë të vaksinës antiCOVID-19, si pjesë e luftës kundër pandemisë. “Nga 1 gushti në Hungari mund të prenotohen datat për marrjen e dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19”, tha Orban në fjalimin e tij të përjavshëm në radion shtetërore hungareze “Kossuth Radio”.
Sipas tij, kushdo që ka kaluar katër muaj pas dozës së dytë mund të caktojë një orar për dozën e tretë. Kryeministri shtoi se do të vendosin mjekët se cilën vaksinë të aplikojnë.
Sipas të dhënave të Ministrisë hungareze të Shëndetësisë në 24 orët e fundit u zbuluan 64 raste të reja me COVID-19. Numri i përgjithshëm i rasteve arriti në 808 725 dhe ai i vi ktim ave në 30 015.