Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Andi Shehi ka bërë një deklaratë të fortë. Ai është shprehur se çdo gjë në emisionin e dashurisë ka qenë lojë.
Andi ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit në Instastory, ku një prej tyre e ka pyetur “Si e duroje faktin që Melisa ishte në takim me tjerë, ndërkohë që ti kishe dalë nga emisioni?”.
“Sepse njerëz të dashur, asgjë nuk është e vërtetë në emision, çdo gjë është fallco. A kaq gjë nuk e kuptoni? Pse jemi neve çifti i vetëm që kemi dalë në emision dhe kemi rezistuar akoma? U përputhëm jashtë”, ka treguar ish-konkurrenti.