Su lmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, do t’i mbushë 40 vjet në tetor dhe do ta festojë ditëlindjen me publikimin e një libri për jetën e vet, në të cilin ka thënë se do të zbulojë gjithçka për jetën dhe karrierën. Su lmuesi 39-vjeçar u rikthye në Serie A në janar të vitit 2020 dhe që prej atëherë ka shtruar ndikim të madh në San Siro, duke i ndihmuar Milanit ta përfundojë sezonin 2020/21 në vendin e dytë.
Mediat italiane raportojnë se suedezi do ta publikojë një libër të ri për jetën e vet deri tani, i cili do të jetë ndryshe nga ai i kaluari. “Të kaluarën time jua kam treguar tashme, ju e dini sesi luaj unë. Në këtë libër do të zbuloj gjithçka tjetër: atë që e kam mësuar në jetë”, tha Ibrahimovic. “I kam pasur ca çaste në jetë dhe në sport të cilat nuk i kam zbuluar kurrë më parë. Në moshën 40-vjeçare, dua ta zbuloj veten time më të thellë para botës, vlerat dhe rregullat e rrepta të jetës, çaste që më bën mua lojtarin më të mirë në botë”, tregoi ai.
“Por do të tregoj edhe hollësi të paditura nga karriera ime, po ashtu. Për shembull, një marrëveshje me një klub që dështoi në ditën e nënshkrimit. Sikur mos të funksiononte, nuk do të isha në Milan sot”, shtoi ai. Muaj më parë, Ibra nënshkroi marrëveshje të re me Milanin, e cila do ta mbajë në San Siro deri në verën e vitit 2022.