Lulzim Jashari ishte një ndër konkurrentët më të komentuar në sezonin e kaluar të “Për’puthen” dhe ishte gati për të dalë cift me Antonetën. Por ajo ishte konfuze, ndaj vendosi të dilte vetëm nga programi.
Por së fundmi, është zbuluar se Lulzimi ka qenë i martuar dhe bashkëshortja e tij ka qenë në dijeni për shkak se ishte pjesë e emisionit të dashurisë. Më pas, u bë pjesë edhe e një tjetër programi dashurie në Kosovë.
Në “Shqipëria Live”, ai u shpreh se e shoqja bëhej xheloze për Antonetën, duke theksuar se ndonjëherë kishin edhe përplasje, por asgjë nuk ka arritur në probleme serioze.
“Kam thënë privatësinë time nuk e di askush. Të shkosh 2 vite në emisione dashurie është problem për një vajzë. Por e dashura ime e ka pranuar këtë gjë, thjesht s’ka dashur të përfundonte keq karriera ime dhe i kam dhënë fjalën që unë s’do lidhem me asnjë gocë. Jemi të martuar ligjërisht, por pres dhe një fëmijë të vogël, një beb.
Është vajzë, edhe 2 muaj vjen në jetë. Ajo ka qenë xheloze, por e ka përballuar se më ka dashur dhe s’ka dashur të më humbë. Nga xhelozia lindin konfliktet dhe ndahesh. Ka thënë më mirë ta përballoj këtë gjë, besoj se gjithçka do shkojë mirë se Lulzimi më ka bërë një premtim që në fillim kur jemi lidhur. Kemi pasur ndonjëherë kacafytje, problem, por kemi pasur një lidhje të mirë, jemi të sinqertë me njëri-tjetrin. Më shumë xheloze ka qenë për Antonetën,”– u shpreh ai.