A vendosin anglezët me të vërtetë ananas në pizza? Pyet e përditshmja italiane “La Republica”, në një artikull të korrespondentit të saj në Londër. “Rrallë herë”, shkruhet më tej, “por problemi më i madh është fakti që ata i shtojnë krem tek makaronat alla carbonara..”

Finalja e madhe e “Euro 2021”, nuk është vetëm një përplasje sportive, por një përplasje kulturash. “Ajo që na karakterizon ne italianët, është se ne jemi një vend i bukurive”, shkruan e përditshmja Corriere della Sera. “Ne jo vetëm shënojmë gola, por ne shënojmë gola të bukur”, shton ajo.

“Nuk ekziston një gjë e tillë si: një italian i veshur keq, por ka vetëm italianë që nuk janë të interesuar për t’u veshur mirë”. Por, pavarësisht gjithçkaje që i ndan këto dy vende të ndryshme, ka edhe shumë ngjashmëri. Futbolli është në gjakun e të dyja kombeve. Ndërsa Anglia pret për një triumf në futbollin ndërkombëtar që nga 1966, Italia e fitoi titullin e evropianit për të fundit herë në 1968 dhe është po ashtu e paduruar për të rrëmbyer trofeun. Edhe pse që atëherë ka fituar dy kupa bote, në 1982 dhe 2006, ç’ka dukshëm e ka zbutur dhimbjen.

Dhe të dyja ekipet janë revolucionarizuar nga drejtuesit e tyre me Gareth Southgate dhe Roberto Mancinin që kanë angazhuar lojtarë të rinj dhe kanë lënë fantazmat e të shkuarës pushim. Dhe tani, shumë italianë, e shohin Mancinin si arkitektin e kësaj mrekullie italiane. Sidoqoftë, thuajse të gjithë në Itali, janë të sigurt te fitorja ndaj Anglisë, e këtë e mendojnë në shumë aspekte, përfshirë këtu plazhet, ushqimin dhe modën. Por për italianët e çmendur pas futbollit, një fitore sonte mund të jetë më e ëmbla nga të gjitha!