Duke nisur që nga dita e sotme qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë drejt Italisë, bazuar mbi rregullat e reja, të përshkruara në udhëzimin e fundit të ministrisë së Shëndetësisë italiane.

Ministria e Jashtme në Shqipëri nënvizon se qytetarët shqiptarë në territorin italian do të duhet të deklarojnë vetëizolim prej 5 ditësh, në adresën ku do të qëndrojnë. Ndërkohë që përjashtohen nga karantina të gjithë ato që qëndrojnë më pak se 5 ditë dhe e dëshmojnë këtë përmes biletave.

Ministri i Shëndetësisë në Itali, publikoi dje draftin e ri ligjor, sipas të cilit qytetarët që vijnë nga vendet jashtë zonës së Shengenit mund të udhëtoni drejt Italisë, me disa kufizime. Kushti i parë për të kaluar në territorin italian, është pajisja me certifikatën e vaksinimit, ose testit COVID, i cili duhet të rezultojë negativ, jo më shumë se 72 orë më parë.

Kushti i dytë është plotësimi i formularit PFL, për të shpjeguar arsyen e udhëtimit drejt Italisë, Detyrim për udhëtarët të cilët kalojnë kufirin me një test negativ COVID, kanë detyrim të vetëkarantinohen për 5 ditë dhe do të mund të dalin vetëm nëse kur të ribëjnë testin do të rezultojnë sërish jo të infektuar nga virusi.

Për fëmijët e vegjël deri në moshën 6-vjeçare, nuk është e detyrueshme kryerja e tamponit molekular antigjenik. Udhëtimi në territorin italian me makinë private, për më shumë se 36 orë nuk e bën të detyrueshme karantinimin 5 ditor, por duhet patjetër të plotësojnë 2 rregullat e tjera.