Kremi kundër diellit është një domosdoshmëri për fytyrën dhe trupin, veçanërisht në verë kur trupi ynë është i ekspozuar më shumë në diell. Sidoqoftë, vërehet se shumica e grave, vendosin zakonisht krem dielli në të gjithë fytyrën dhe trupin, por ka disa pika që i harrojnë.

Një prej tyre janë buzët, një zonë jashtëzakonisht e ndjeshme që është e prirur për t’u djegur nga dielli. Buzët janë veçanërisht të ekspozuara ndaj rrezatimit ultraviolet, pasi ato kanë melaninë minimale, ndërsa shtresa e jashtme e lëkurës së tyre është e hollë dhe kështu nuk mbrohet në mënyrë adekuate.

Zgjidhni një produkt të papërshkrueshëm nga uji dhe për buzët. Është e nevojshme të siguroni mbrojtje edhe kur notoni për një kohë të gjatë pasi mbrojtja e buzëve nga dielli zhduket shumë shpejt. Zgjidhni një krem me indeks mbrojtjeje prej 15 ose më të lartë.

Gjithashtu kini parasysh mos t’i lëpini buzët pasi pështyma vepron si një lupë dhe rrit efektin e diellit. Mos përdorni shkëlqyesin e buzëve si zëvendësues të kremrave pasi dëmtojnë lëkurën e buzëve kur bien në kontakt me rrezet ultraviolet.